RB Leipzig është përkujdesur për befasinë më të këndshme të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.
Skuadra gjermane arriti ta eliminojë në çerekfinale Atletico Madridin, ekip që shihej ndër favoritët për të triumfuar në këtë garë.
Leipzig triumfoi me rezultat 2-1, por ajo që ra në sy padyshim se ishte paraqitja brilante e mbrojtësit francez Dayot Upamecano.
Edhe pse nuk shënoi apo asistoi, francezi ishte i pakalueshëm në mbrojtje dhe në fund të ndeshjes mori edhe çmimin si lojtari më i mirë në fushë.
21-vjeçari ishte tmerr për sulmuesit e Atletico Madrid si Diego Costa, Marcos Llorente apo Alvaro Morata.
Qendërmbrojtësi francez pas ndeshjes ka marrë vëmendjen e gjithë futbolldashësve teksa nuk kanë munguar lëvdatat edhe nga legjenda të futbollit.
“Lojtar i ri i shkëlqyer”, shkroi legjenda portugeze Luis Figo për paraqitjen e francezit.
“Koka dhe super e tij mbi çdo lojtarë tjetër në fushë”, ishte shkrimi i legjendës angleze Gary Lineker.
Lëvdata të tjera për francezin patën edhe ish-futbollistët tjerë si Rio Ferdinand, Javier Mascherano, Peter Crouch apo Jermaine Jenas.
Upamecano u kërkua nga skuadrat e mëdha si Arsenal, Bayern Munich, Real Madrid e Chelsea, por ai vendosi ta vazhdoj kontratën me Leipzig deri në verën e vitit 2023. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=zKZQi7Hg7Ds&feature=youtu.be&fbclid=IwAR1qxK2N2wVKqZJ1NNZ44xw4R39BiABoJOvCyse5AHTejW-LmXVigGmiGfI