Site icon Telegrafi

E gjithë bota po flet për motrën e Kim Jong-un

Kim Yo-jong, motra e liderit të Koresë Veriore, e cila këto ditë ka tërhequr vëmendje me vizitën e saj në lojërat olimpike, është këshilltarja kryesore e diktatorit, shefe e kabinetit të tij dhe personi më i rëndësishëm në Korenë e Veriut.

Kim ka një lidhje të fortë me motrën ku bashkë me të e ka mbaruar edhe shkollimin në Zvicër në periudhën e viteve të 90-ta.

Këto ditë thuhet se Kim Yo-jong (30) mbërriti në Korenë e Jugut për ta transferuar personalisht mesazhin e vëllait të saj te Presidenti i Koresë së Jugut Mun Ji-in. Duke pasur parasysh marrëdhëniet e afërta vëlla dhe motër, është mjaft e sigurt se përgjigjja e presidentit të Koresë së Jugut do të transferohet pothuajse menjëherë tek udhëheqësi i Koresë së Veriut.

Duke pasur parasysh faktin se lidhjet familjare janë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër në Korenë e Veriut, pak njerëz në Phenian kanë një pozitë aq të fuqishme sa ka aktualisht Kim Yo-jong.

Sipas analistëve, ajo është kreu i kabinetit të Kim Jong-un, mbikëqyr qasjen tek udhëheqësi suprem si kujdestar i tij dhe përcakton orarin e detyrimeve publike. Shumë shpesh ajo shfaqet së bashku me të.

Në janar, Shtetet e Bashkuara e vunë Kim Jong-un në listën e zezë. Llogaritë dhe patundshmëritë iu mbyllën në ShBA, ndërsa qytetarëve të Amerikës iu bë ndalesë bashkëpunimi i çfarëdo biznesi me ta.

Ndërsa njëra ndër arsyet që e ka shtyrë Amerikën ta merr këtë vendim ka qenë shkelja e të drejtave të njeriut që Koreja Veriore ua bën qytetarëve të tij.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut ftoi Presidentin e Koresë së Jugut Mun Ji-in në Samitin e Phenianit, ndërsa ftesën ia ka bërë motra e liderit.

Exit mobile version