Site icon Telegrafi

E gjithë bota po flet për gabimin trashanik që bëri UEFA në shortin e Ligës së Kampionëve

Pati polemika të mëdha në shortin e 1/8-tës së Ligës së Kampionëve këtë pasdite pasi Manchester United dukej se ishte vendosur në vazon e gabuar.

Në ceremoninë zyrtare në Nyon të Zvicër, emri i Villarrealit u shfaq dhe më pas ish-ylli i Arsenalit, Andrey Arshavin zgjodhi topin e United në skena që ishin jashtëzakonisht konfuze për shikuesit që e shikonin shortin direkt.

Rregullat përcaktojnë që të dy skuadrat nuk mund të përballeshin me njëra-tjetrën pasi kishin konkurruar tashmë në të njëjtin grup, me Unitedin që përfundonte në krye dhe Villarrealin në vendin e dytë.

Lexo po ashtu Shorti fillestar për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve - E që më vonë u anulua nga UEFA

Pasoi panik masiv, topi u largua dhe shorti vazhdoi. Villarreali mësoi më pas se do të luajë kundër rivalëve të United, Manchester City, përpara se Djajtë e Kuq të mësojnë se do përballen ndaj Paris Saint-Germain.

Dhe kjo skenë shkaktoi reagime të shumta në mediat sociale, me disa që kërkuan rikthimin e shortit.

Miguel Delaney i Independent raportoi se dukej sikur shorti do të lejohej të vazhdonte, por Alex Shaë nga ESPN thotë se UEFA është në diskutime nëse duhet të ri-hidhet.

Lexo po ashtu Salihamidzic i Bayernit: E ndoqa Atleticon ndaj Realit, duhet të bëjmë paraqitje të lartë

Liverpool do të luajë kundër Red Salzburgut, me Chelsean që do të përballet me kampionin francez Lillen në raundin e parë me eliminim direkt.

Benfica do të luajë me Real Madridin, ndërsa Atletico do të përballet me Bayern Munichun.

Lexo po ashtu Nuk kaloi shumë, Unitedi thumbon PSG-në në rrjete sociale pas shortit të Ligës së Kampionëve

Ja shorti i plotë:

Benfica vs Real Madrid

Villarreal vs Manchester City

Atletico Madrid vs Bayern Munich

Red Bull Salzburg vs Liverpool

Inter Milan vs Ajax

Sporting vs Juventus

Chelsea vs Lille

PSG vs Manchester United

Ndeshjet e para do të luhen më 15 ose 16 dhe 22 ose 23 shkurt, ndërsa ndeshjet e dyta do të zhvillohen më 8 ose 9 dhe 15 ose 16 mars. /Telegrafi/

Exit mobile version