Telegrafi

E gjithë bankina e Real Madridit po qeshte me të, madje Ronaldo i drejtohej me gisht në kokë – momenti kur Coentrao nuk e dinte se nuk ishte i ftuar për ndeshjen me Espanyolin

Ishte maji i vitit 2013, atëherë kur Real Madridi do të përballje me Espanyolin, në ndeshjen që përfundoi 1-1.

Los Blancos nuk i kishin dhënë rëndësi të madhe ndeshjes, duke ditur se finalja e Kupës së së Spanjës me Atletico Madridin po afronte.

Zëvendësuesit ishin Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Xabi Alonso. Në bankinë ishte edhe portugezi Fabio Coentrao, ndonëse nuk ishte as i grumbulluar për ndeshjen.

Lexo po ashtu Pas pensionit ish futbollist i Real Madridit, Fabio Coentrao merret seriozisht me peshkim, një profesion i trashëguar nga babai

Ai u ul në stol me pantallona të shkurtra, dhe xhup, gati për sfidën.

Legjenda e Real Madridit, Iker Casillas, i cili gjithashtu u hutua në fillim, iu desh t’i tregonte Fabios lajmin e hidhur.

Më pas portugezi tha diçka, gjë që e bëri portierin të qeshte shumë. Jose Mourinho dhe asistentët e tij gjithashtu qeshën. Ronaldo bënte me gisht në kokë në drejtim të tij.

Dhe Coentrao shkoi në podium tek pjesa tjetër e lojtarëve që po pushonin. 34-vjeçari portugez bëri 106 paraqitje për Los Blancos, duke fituar dy tituj të La Ligës dhe dy Liga të Kampionëve.

Lojtari u largua në vitin 2018 pas dy periudhave huazimi dhe u kthye në klubin e tij vendas Rio Ave përpara se të varte këpucët dhe të vendoste të bëhej një peshkatar dhe pronar anijesh. /Telegrafi/