Site icon Telegrafi

E gjitha zgjati vetëm 2 minuta e 12 sekonda, për shkak të shpërthimit të vullkanit cunami goditi Indonezinë (Video)

Ekspertët indonezian dyshojnë se cunami vdekjeprurës që ka goditur Indonezinë, është shkaktuar për shkak të rrëshqitjeve që nxitën shpërthimin e vullkanit Anak Krakataoa.

Vullkani që ka shpërthyer rreth 50 kilometra larg plazhit Banten, prej kohësh është konsideruar për banorët e asaj zone, transmeton Telegrafi.

Muaj më parë ky vullkan kishte qenë aktiv, kurse për herë të fundit që është vërejtur dukshëm ka qenë pesë ditë para se cunami ta godiste Indonezinë.

Sipas ekspertëve indonezian, vullkani për herë të fundit ka shpërthyer gjatë javës së kaluar dhe ka zgjatur vetëm dy minuta e 12 sekonda, duke krijuar kështu re të mëdha pluhuri që janë ngritur mbi 400 metra në ajër. /Telegrafi/

Exit mobile version