Site icon Telegrafi

E gjitha që ju duhet për veshje të përsosur këtë sezon: As Julia Roberts nuk i ka rezistuar kësaj pjese trendi, e cila i rri mirë çdo trupi femre!

Me këtë model do të bini në sy kudo që të shfaqeni

Ky model i rri çdo trupi për mrekulli. Është shumë i efektshëm dhe lehtë i përshtatet çdo rasti, transmeton Telegrafi.

Këtë sezon disenjatorët kanë qenë kreativë dhe kështu kombinezonet mund të gjenden të punuara pothuajse nga të gjitha materialet dhe dezenët.

Shitoret i kanë vërshuar modelet nga lëkura, pambuku, veluri dhe kadifeja, nga pak për shije të çdokujt.

Është e gjitha që ju nevojitet për veshje të përsosur këtë sezon.

Këtij trendi nuk i ka rezistuar as Julia Roberts, e cila është fotografuar duke shëtitur në qytet pikërisht e veshur me këtë pjesë veshjeje. Ka vendosur për modelin e zi elegant në të cilin figura e saj vihet në pah.

Kombinezonet janë shumë të rehatshëm, mirëpo edhe duken shumë bukur. Secila damë e cila di çfarë është stili i mirë patjetër duhet ta ketë në gardërobën e vet këtë pjesë rrobe.

/Telegrafi/

Exit mobile version