Site icon Telegrafi

E gjitha pjesë e spektaklit: Diva e WWE, Lana shkurorëzohet për të dytën herë brenda pak muajsh

Çifti në jetën reale, Rusev dhe Lana (Foto: Mike Coppola/Getty Images for CMT)/Guliver

Diva e WWE, Lana, është përballë shkurorëzimit të dytë brenda tetë muajsh, pasi Bobby Lashley i ka thënë se dëshiron t’i japë fund martesës së tyre.

Bukuroshja 35 vjeçare, emri i vërtetë i të cilës është CJ Perry, në fund të vitit të kaluar ishte ndarë nga bashkëshorti i parë, Rusev, pas një afere me Dominator (e gjitha kjo si pjesë e spektaklit në ringun e popullarizuar).

Lana dhe Bobby u martuan në muajin janar në kuadër të një spektakli Raw, duke njoftuar se kanë marrë kërcënime të shumta, madje edhe ofendime raciste.

(Foto: Mike Coppola/Getty Images for CMT/Guliver)

Rusev, me të cilin është e martuar në jetën reale, nuk arriti t’i hakmerrej çiftit, pasi që në muajin prill ishte larguar nga WWE për shkak të coronavirusit.

Lashley i kishte kërkuar Lanas që të qëndronte në prapaskenë gjatë dueleve të tij, por ajo nuk e ka dëgjuar dhe e ka hutuar “burrin” e saj, i cili e humbi titullin përballë McIntyre.

(Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images/Guliver)

Dhe tash duket se afera e shumëpërfolur e dashurisë do të përfundojë shpejt në spektaklin e radhës Raw. Lashley e ka akuzuar Lanan se po e përdor jetën e tyre private për t’u bërë e famshme. /Telegrafi/

Yjet e WWE, Rusev dhe Lana, janë burrë e grua në jetën reale (Foto: Mike Coppola/Getty Images for CMT/Guliver)
Exit mobile version