Chelseat i ka mjaftuar një gol për të regjistruar pikë të plota në fitoren e zhvilluar të martën mbrëma ndaj Norwich Cityt.
Goli i vetëm u shënua në fund të pjesës së parë të takimit (45’), ndërsa realizues ishte Olivier Giroud.
Qendërsulmuesi francez e priti një harkim në zonë nga anësori Christian Pulisic dhe e nguliti me kokë topin në rrjetë.
https://www.youtube.com/watch?v=bz5LFvGsbpE
Porse, prapaskenat e ndeshjes në Stamford Bridge që janë publikuar nga Chelsea tregojnë se aksioni i golit ishte i planifikuar.
Një xhirim i realizuar në tunel gjatë hyrjes së skuadrave në fushë, i shfaq dy protagonistët teksa diskutojnë për mënyrën e lojës. /Telegrafi/
It was all part of the brief! 😉#CHENOR pic.twitter.com/PMA1YqyaH7
— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 14, 2020