Një përleshje ka shpërthyer në një aeroplan të Ryanair pasi dy burra kishin filluar të grinden për ulëset.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, skenat kaotike ndodhën në një fluturim nga Malta në Londër Stansted ndërsa pasagjerët u përpoqën të ndalonin konfliktin.
Një dëshmitar tha se sherri shpërtheu pasi një burrë refuzoi të linte tjetrin të kalonte nëpër “korridorin” e ulëseve.
Siç thuhet më tej, shokët e pasagjerëve kishin kërkuar nga ata që të linin përplasjen ose ‘nuk do të ktheheshin kurrë në shtëpi’.
Ndërkohë edhe një anëtar i stafit të Ryanair mund të shihet duke ecur në kabinën për t’i ndarë të dy.
Ndryshe, nuk është hera e parë që pasagjerëve në fluturimet e Ryanair u është dashur të dëshmojnë skena kaotike.
Javën e kaluar një pasagjer “britanik” në një fluturim të Ryanair nga Kroacia tentoi të hapte derën e aeroplanit përpara nisjes. /Telegrafi/