Site icon Telegrafi

E gjeti në një rrugë të Afganistanit, ushtari nuk mund ta lë macen atje – do ta merr në shtëpinë e tij në SHBA

Dan Brissey është në turneun e tij të katërt jashtë shtetit, si pjesë e Gardës Kombëtare.

Bëhet fjalë për njeriun i cili filloi shërbimin në ushtri më vonë në jetë sesa shumica e të tjerëve, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Kur u bashkua me ushtrinë në vitin 2000, në moshën 31 vjeç, ai ishte një nga më të moshuarit në klasën e tij të trajnimit bazë.

Ai kaloi një vit duke punuar në Pentagon si polici ushtarake menjëherë pas sulmeve të 11 Shtatorit.

Tani 50 vjeç, të gjithë fëmijët e Brissey janë rritur dhe ai po del në pension. Dhe në janar, ai do të kthehet tek gruaja dhe shtëpia e tij në SHBA.

Brissey është i vendosur në Kabul, kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Afganistanit, duke punuar si inxhinier në një kantier ndërtimi.

Kështu, një ditë prej ditësh, ai vuri re një kotele në një cep të kompleksit.

Ndërsa macet endacake janë të bollshme në Kabul dhe rreth kompleksit të Brissey, shumë prej tyre i shmangin njerëzit.

“Unë nga përvoja e di se shumë nga këto kotele janë të egra. Unë kurrë nuk jam në gjendje t’i afrohem atyre”, tha ai. “Por unë jam një admirues i kafshëve dhe nëse shoh një kotele dua të përkëdhel. Kështu, unë u ula në gjunjë dhe ajo u tërhoq drejt meje dhe e vuri putrën në këmbën time”.

Që nga ajo ditë, Brissey u bë mjaft i lidhur me macen që ai e quajti Sully.

Madje, pas largimit nga atje, ai nuk mund ta linte atë në Afganistan, kështu që ai filloi të përpiqej të bënte aranzhime për ta çuar atë në Seaford – për të cilën gjë duhet të mbledhë para. /Telegrafi/

Exit mobile version