Site icon Telegrafi

E gjeti gruan me një tjetër në shtrat, bëri selfie me ta dhe fotografitë i postoi në Facebook (Foto)

Kur shumica e njerëzve gjejnë partnerët e tyre në shtrat me dikë tjetër, reagimi i tyre i parë është të bërtasin dhe madje të tentojnë edhe të përdorin dhunë.

Por, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ky nuk ka qenë veprimi i parë që ka bërë Duston Holloway.

Pasi Duston Holloway nga Emory, Teksasi, hyri në dhomën e tij të gjumit dhe gjeti që e dashura e tij ishte e dehur pranë një djaloshi, ai zgjodhi të mbante ndjenjën e humorit për situatën e pafat.

Ai vendosi që ti fotografonte ata në shtrat, madje duke bërë edhe një selfie para tyre, fotografi të cilat më vonë i shpërndau edhe në Facebook.

Fotografitë e Dustonit u shpërndanë me të madhe dhe mijëra njerëz nga e gjithë bota i janë drejtuar atij për ta lavdëruar për “qëndrimin e tij të qetë, të ftohtë dhe i mbajtur”. /Telegrafi/

Exit mobile version