20-vjeçarja, e cila ka parë nga afër rastin në Maliq, ku një 68 vjeçar ngacmoi seksualisht një të mitur në fshatin Sheqeqras, ka dëshmuar detaje të reja nga ngjarja.
Ajo tregon se i njihte të dy, edhe të moshuarin Pëllumb Lamçen, edhe të miturën, për shkak se ishin banorë të të njëjtin fshat.
E reja dëshmon se 68-vjeçari e ka tërhequr të miturën pranë një prej këndit të lojërave dhe është dashur ndërhyrja e saj që ai të largohej nga 9-vjeçarja.
Dëshmia e saj:
“Ishte mesditë rreth orës 13:30, pashë nga larg një situatë të sikletshme.
Pëllumb Lamçe, kishte shkuar në këndin e lojërave në shkollën e fshatit dhe kishte tërhequr me vete edhe vajzën e mitur.
Të dy i njoh se janë banorë të fshatit, shkoj menjëherë aty për të parë çfarë po ndodhte sepse nga larg nuk isha shumë e sigurt.
Kur shkoj aty pashë tmerr me sy, të moshuarin e pashë gjysmë të zhveshur edhe vajzën gjithashtu.
Ishte gati për të kryer marrëdhënie seksuale, po e tërhiqte vajzën e mitur drejt vetes, unë nuk e lashë, e mora vajzën direkt. Shyqyr që nuk ndodhi asgjë, vajza është shumë mirë përveç se ka pësuar traumë nga ngjarja.” /Telegrafi/