Këngëtarja Shkëndije Mujaj është shumë e pëlqyer dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat është mjaft aktive.
Ngjarjet e fundit në Alepo të Sirisë, duket se e kanë trishtuar pafund këngëtaren, e cila ka publikuar një fotografi mjaft emocionuese në Instagram.
Në foto, Shkëndija shfaqej sikur të ishte e gjakosur, teksa kishte publikuar edhe një imazh të një prej vajzave të vogla në Alepo, e cila qante nga trishtimi.
Këngëtarja ka befasuar të gjithë përderisa ka shkruar në mbishkrimin e fotos, që nëse e gjen atë vajzë do donte ta adoptojë.
Shumica e ndjekësve i janë bashkuar këtij mendimi, teksa komentuesit gjithashtu kanë treguar se ndjehen të trishtuar kur shohin imazhe të tilla. /Telegrafi/