Telegrafi

E gënjeu mjeku se do t’i mundësoj që të lind djalë dhe për këtë i mori 5 mijë euro

Feminine doctor with pink stethoscope in pocket

Është rasti i dytë që del në pah në Maqedoni ku familjet ”blejnë” shpresë për lindjen e fëmijës dhe gënjeshtrat e mjekëve se do të mundësojnë lindje të fëmijës, bile në këtë rast mjeku ju ka premtuar se për 5000 euro do të mundësoj lindjen e fëmijës me gjininë mashkull, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Gjinekologu në Shkup për nëntë muaj ka mashtruar pacienten se është shtatzënë

Bëhet për gjinekologun Nikolla Damçevski i cili familjes nga Kavadarci ju ka premtuar lindje të fëmijës mashkull.

E gënjeu gruan me emrin Jasmina për dy muaj se është shtatëzënë dhe pas shtatëzanisë do të ketë fëmijë djal.

Rastin e mëparshëm, kur gjinekologu gënjeu për nëntë muaj pacienten se është shtatëzënë, e heton Prokuroria Themelore Publike.

Jasmina, e gënjyera nga mjeku, këtë rast për Nova e spjegon duke qarë dhe duke mallkuar gënjeshtrat e mjekut. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Shkup, PTHP po heton gjinekologun që mashtroi pacienten se është shtatzënë