Telegrafi

E gënjen të dashurën se Britania po sulmohet me bomba bërthamore, shikoni reagimin e saj (Foto/Video)

Një i ri është tallur keq me të dashurën e vet, të cilën e bind se Britania do të pësojë sulm bërthamor.

Derisa ajo ishte ulur dhe po shikonte lajmet në televizion, për një moment i është shfaqur një kronikë e rreme, në të cilën raportohet se Britania po sulmohet me bomba bërthamore, transmeton Telegrafi.

Në momentin që e dëgjoi lajmin ajo mbeti e shokuar dhe kështu 29-vjeçarja Rosie i telefonoi vëllait të vet, të cilin e pyet nëse e ka të ndezur televizionin.

“Shikoje BBC-në. Raportohet se një sulm bërthamor pritet të ndodh ndaj Britanisë e në veçanti në Londër. I kanë hapur bunkerët për t’i strehuar qytetarët”, dëgjohet Rosie duke thënë.

Por kur i dashuri i saj fillon të qeshë me të, ajo e kupton se ishte një gënjeshtër e sajuar nga ai. /Telegrafi/