Telegrafi

E gatshme oferta prej 100 milionë euro për Griezmannin

Kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain është duke bërë gati goditjen e madhe gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ylli francez i Atletico Madrid, Antoine Griezmann është objektivi kryesor i PSG-së për afatin kalimtar të ardhshëm.

Sipas medieve franceze, gjiganti nga Ligue 1 ka bërë gati një ofertë të pa refuzueshme për Atletico Madridin.

Griezmann me kontratën e re që ka nënshkruar me ‘Los Colchoneros’, ka një klauzolë prej 100 milionë euro.

PSG do të ofrojë 100 milionë euro për prishjen e kontratës mes yllit francez dhe Atletico Madrid.

Në rast se do të ndodhte ky transferim, atëherë 25-vjeçari do të bëhej futbollisti i dytë më i shtrenjtë në histori pas Paul Pogbas. /Telegrafi/