Site icon Telegrafi

E futën kabllon e “hoverboardit” në prizë për ta mbushur baterinë, pajisja shpërtheu dhe shtëpia u përfshi nga zjarri

Ky është momenti kur një “hoverboard” përfshihet nga zjarri, pasi e kishin lënë në adapter që t’i mbushet bateria – ku si pasojë e tërë shtëpia është përfshirë nga zjarri.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur bateria shpërthen dhe përfshihet nga zjarri shtëpia, transmeton Telegrafi.

Pronarja e shtëpisë Jacqueline Barrett, 54-vjeçe, që vuan nga skleroza e shumëfishtë dhe problemet me zemër, ishte prekur nga zjarri dhe si pasojë pësoi lëndime të rënda trupore – duke u detyruar mjekët që ta fusin në koma.

Barrett ishte në dhomën e gjumit kur zjarri shpërtheu në shtëpi, dhe ishin ekipet e zjarrfikësve që intervenuan në kohë për ta shpëtuar.

“Ishte e tmerrshme. Nëna ime është shumë e sëmurë dhe gjendet në spital. Zjarri dhe tymi dëmtuan shtëpinë në pak momente. Ajo më alarmoi menjëherë pasi ndodhi, duke më thënë se dëgjoi një lloj shpërthimi”, ka 34-vjeçari Shane Johnson. /Telegrafi/

Exit mobile version