Telegrafi

E ftuan për një intervistë derisa po festonte – Kevin de Bruyne përgjigjet me nervozizëm

Manchester City u shpall kampion i Ligës Premier për edicionin 2020/21, e që ishte trofeu i tretë në ligë brenda pesë vitesh.

Citizens kishin siguruar titullin disa javë më parë, ndërsa e mbyllën sezonin me fitoren 5-0 ndaj Evertonit.

Më pas filloi festa për ta, e mezi kishin pritur të merrnin trofeun në duar, me atë që e dëshmon edhe sjellja e Kevind De Bruynes.

Mesfushorit belg iu bë me dije se po e ftonin për një intervistë të shkurtër, mirëpo reagimi i tij ishte i papritur.

Lojtari bëri me shenjë se ai dëshiron të festojë dhe jo të jap deklaratë për mediat. /Telegrafi/