Telegrafi

E ftuan në stacionin policor për ta zgjidhur një mosmarrëveshje me ish-gruan, burri nxjerr thikën dhe i vërsulet (Video)

Një burrë kishte shkuar në stacionin e policisë për të debatuar diçka me ish-gruan e tij, por në një moment ai humbi kontrollin dhe nxori nga brezi thikën me të cilën deshi ta ther.

Për fat të mirë, ishte një polic që intervenoi në kohë, dhe parandaloi masakrën në stacionin e policisë në juglindje të Kinës, transmeton Telegrafi.

Ky burrë ishte ftuar që të zgjedh një mosmarrëveshje me ish-gruan, megjithatë në një moment nxori thikën dhe tentoi ta godasë gruan me të cilën dikur i ndante të gjitha.

Por, ishte polici Yu Qizhi parandaloi një vrasje duke ia larguar thikën nga dora për vetëm dy sekonda. Ai menjëherë është arrestuar për tentim vrasje.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në stacionin policor Qilihu në provincën kineze Jiujiang. /Telegrafi/