Një person është vënë në pranga nga Shërbimi i Kontrollit të Burgjeve, pasi ka tentuar që të fusë lëndë narkotike të llojit kokainë dhe kanabis, në institucionin e vuajtjes së dënimit në Vlorë.
Bëhet me dije se lëndët narkotike u zbuluan gjatë kontrollit në skaner të disa ushqimeve të sjella për familjarët, e fshehur në brendësi të patateve.
“Në pranga u vu shtetasi F.C, pasi gjatë kontrollit në skaner të disa ushqimeve të sjella për familjarët, në brendësi të patateve u konstatua një sasi e konsiderueshme lënde bimore, e dyshuar për lëndë narkotike kanabis sativa dhe lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.”
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasit F.C iu dërguan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP”. /Telegrafi/