Ajo ka humbur 44 kilogramë dhe pamja e saj i ka bërë kuriozë të gjithë, ndaj edhe kompani të njohura në botë kanë kërkuar ekskluzivitetin e imazhit të saj për të reklamuar produktet e tyre.
Bëhet fjalë për këngëtaren me famë botërore, Adele, ndryshimi i të cilës bëri bujë të madhe në mediat e mbarë botës dhe është diskutuar gjatë.
Së fundmi, trajnerja e saj, Camila Goodis, tregoi për Us Weekly më shumë detaje rreth regjimit të saj, transmeton TCH.
“Adele u trajnua me mua dhe më e bukura është se s’ia kisha idenë që ishte Adele. Sa kishte lindur asokohe, ushtroheshim ngadalë dhe nga pak. Pilates ishte perfekte për të”.
“90 për qind i takon dietës. Mendoj se ajo ndryshoi stilin e jetesës, filloi të hante më mirë dhe të ushtrohej normalisht”.
“Rruga më e mirë drejt dobësimit nuk janë ushtrimet. Është goja. U them gjithmonë klientëve të mi. Mund të ushtrohesh dhjetë orë në ditë, por nëse nuk ha mirë, nuk ke për të pasur rezultate”, ka deklaruar instruktorja personale e Adele.