Telegrafi

E frynë era në maje të pemës

Mashkulli 20-vjeçar ishte duke tentuar të riparojë kulmin e shtëpisë së tij në qarkun Shijingshan të Pekinit kur era e mori me vete.

Sipas gazetës së Pekinit "Morning Post", ai po tentonte të riparoj tjegullat e shthurura të shtëpisë së tij kur një valë e fuqishme ere e fluturoi nga maja e kulmit.

"Për fat të mirë më shtyu drejt një peme të afërt, përndryshe Zoti e di ku do të isha tani", u ka thënë fatbardhi zjarrfikësve.

Për një kohë ai kishte mbetur kacavjerrë me të dy duart në pemën e lartë afro 14 metra, derisa këmbët i koloviteshin në ajër: "Isha i tmerruar dhe thirrja për ndihmë”, ka thënë ai.

Por kalimtarët e rastit thirrën zjarrfikësit të cilët erdhën brenda pak minutash të cilët lidhën dy shkalla së bashku për të arritur deri tek ai.