Telegrafi

E frymëzuar nga kënga e Getit, prezantuesja e quan Marinën ‘karamele’ (Foto/Video)

Në një nga vargjet e hitit me Majkun, “Ajo”, Getoar Selimi thotë: “Unë jam mbështjellësi, ajo është karamelja” dhe natyrisht se kjo aludon tek e dashura e tij, Marina Vjollca.

Prandaj prezantuesja Albana Osmani e ka etiketuar kolegen e saj, pikërisht si ‘karamele’.

“Me ‘Karamelen’ tonë, Marinushen, shpirtin e bukur! Mbrëmë në mbyllje të Evropianit. Manushi dhe Flor Binaj ishin duke vendosur ku do t’i bënin pushimet në këtë moment, ndaj i hoqëm për pak sekonda qafe”.

“Ishte një eksperiencë e bukur për mua të isha pranë tifozerisë më të bukur në botë, asaj Shqiptare. Nuk ka rëndësi në fitoi Portugalia apo kushdo të fitonte, mendoj se dy skuadra dolën triumfuese; e para Shqipëria jonë që tregoi se meritoi tërë lavdinë e admirimin tonë plotësisht falë lojës së fortë dhe shpirtit që transmetuan, dhe Franca si vendi organizator dhe finalist”, ka shkruar Albana. /Telegrafi/