Site icon Telegrafi

E frikshme: Stërvitësit i del nga kontrolli kobra gjigante, sulmon shikuesit (Video)

Rusi Dmitrij Bodnar ka xhiruar një video të tmerrshme ku gjatë një shfaqje në Tajlandë, një stërvitësi i kishte dalë kobra gjigante nga kontrolli.

Turistët në qytetin Puket në Tajlandë, po shikonin një shfaqje ku po merrte pjesë një stërvitës kobrash, me ç’rast për pak ka pësuar një shikues.

Stërvitësi e kishte sjellë kobrën gjigante në skaj pjesës së rrethuar, ku zvarraniku gjigant kishte dalë jashtë kontrollit dhe ka sulmuar një turist, të cilin për pak sa nuk e ka kafshuar, transmeton Zeri.info.

Por për fat stërvitësi e kishte tërhequr kobrën në çastin e fundit, duke shmangur tragjedinë. Për më shumë shikojeni videon.

https://www.youtube.com/watch?v=hQB7H1qYrbc

Exit mobile version