Në Spanjë është xhiruar reagimi i një femre, të cilës i është bërë ekzorcizëm për t’ia ‘nxjerrë djallin nga trupi’.
Zeshkania e paemëruar shihet duke u hedhur dhe duke bërtitur, ndërsa këmbët dhe duart ia mbajnë katër meshkuj të fuqishëm, transmeton Telegrafi.
Në dhomën e ndriçuar vetëm nga qirinjtë, një grua thotë disa lutje, ndërsa ajo rri e shtrirë dhe përpëlitet thuajse në agoni.
Por, shikojeni ‘buzëqeshjen prej djalli’ që e bën ajo, kur i thonë se ka vdekur.
Në videon që ka përmbajtje mjaftë të rëndë, shihet procedura për ta shpëtuar atë, si dhe momentin e lehtësimit në fund. /Telegrafi/