Site icon Telegrafi

E frikshme: Peshkaqeni sulmon grupin e xhirimit mbi barkë (Video)

Sulmi i bërë nga një peshkaqen i bardhë prej 6 metrash ndaj grupit që duhej të xhironte dokumentarin, ishte i tmerrshëm.

Kur u përpoqën t’i vendosnin një videokamera pranë, peshkaqeni ka reaguar duke shtyrë barkën dhe duke kafshuar litarin që e mbante të lidhur me varkën, duke e tronditur frikshëm. Momente frike, një pushim, pastaj peshkaqeni që ishte zhdukur për pak, rishfaqet duke bërë një tjetër mësymje.

Dhe, ndërsa një pjesëtar i ekuipazhit, e përcakton përvojën “torturuese”, shfaqet në ujë një tjetër peshkaqen. Në atë pikë, trupa e xhirimit mendon të largohet, duke shmangur një aventurë që mund të kishte rezultuar fatale, duke parë madhësinë e barkës në ujëra ku notojnë peshkaqenë aq të mëdhenj.

Exit mobile version