Telegrafi

E frikshme: Kampingu në urën e drurit, në 1,700 metra lartësi (Foto)

Në malin Laojun, që ndodhet në provincën Henan të Kinës, janë lejuar turistët për herë të parë, që të hapin tendat dhe të flenë në urën e ngushtë nga druri.

Pas kërkesave të shumta, më në fund iu është dhënë leja grupit prej afro 100 personave, që të kalojnë natën në rrugicën e ngjitur për faqemali, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, nuk është lejuar që të kalohet nata në këtë objekt, që shfrytëzohet nga vizitorët, për të kaluar nga njëra anë në tjetrën.

“Ishte një eksperiencë e paprovuar ndonjëherë, të shihet perëndimi i diellit dhe të bëhet joga, nën rrezet e ngrohta”, ka thënë Xu Lei, që është organizator i kampit.

Ky vend që është i vendosur në 1,700 metra lartësi, mbyllet gjatë orëve të vona, sepse është shumë errët dhe përbën rrezik për vizitorët. /Telegrafi/