Ky është momenti i tmerrshëm kur një burrë me një thikë ecën nëpër rrugë ndërsa tund një hanxhar pranë një shkolle fillore në Birmingham.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai u pa duke shëtitur përgjatë rrugës Benson në Handsworth, Birmingham.
Videoja – e filmuar ndërsa burri kalonte pranë shkollës së komunitetit Benson – tregon një pasagjer makine duke bërtitur: ‘O njeri i keq, hiqe thikën. Oh, budalla’.
I patrazuar, vrasësi me thikë nuk i përgjigjet britmave.
Dhe një video e dytë më pas e tregon atë duke vazhduar të ecë në rrugë duke mbajtur armën e ftohtë, rreth 30 centimetra të gjatë.
Pamjet janë cilësuar si ‘të tmerrshme’ pasi janë janë ngarkuar në mediat sociale, ku janë parë mijëra herë. /Telegrafi/