Telegrafi

E frikshme: Gjarpri shfaqet në aeroplanin me pasagjerë (Video)

Në një video të publikuar në internet shihet një gjarpër në një aeroplanë i cili thuhet se ka qenë i mbushur me pasagjerë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për shfaqjen e një gjarpri në një aeroplan të Aeromexico.

Gjithashtu bëjnë të ditur mediat e huaja, aeroplani që po fluturonte drejt Meksikës ka bërë një ulje emergjente dhe gjarpri është larguar nga stafi, pa u lënduar asnjë nga pasagjerët. /Telegrafi/