Telegrafi

E frikshme: “Anonymous” tregojnë se pse Lufta e Tretë Botërore mund të fillojë sivjet (Video)

Grupi i hakerave “Anonymous” ka pretenduar se Lufta e Tretë Botërore do të shpërthejë këtë vit apo tjetrin për shkak të tensioneve në gadishullin Korean.

“Përgatituni për atë që vjen më pas”, paralajmëroi grupi në një video të publikuar në kanalin e tyre në YouTube, pasi sugjeroi se një konflikt do të ishte “globalisht shkatërrues, si në nivelin mjedisor po ashtu edhe në atë ekonomik”.

“Të gjitha shenjat e një lufte në gadishullin e Koresë së Jugut po shfaqen… Ndryshe nga luftërat e kaluara botërore, edhe pse do të ketë trupa tokësore, beteja ka gjasa të jetë e ashpër, brutale dhe e shpejtë”.

“Kjo është një luftë e vërtetë me pasoja globale, me tri superfuqitë të përfshira. Vendet të tjera do të detyrohen të zgjedhin anët”.

Në video përmenden raportet e Kinës duke u thënë qytetarëve të saj të largohen nga Koreja e Veriut, testet e fundit amerikane të raketave balistike interkontinentale Minuteman III dhe vendosjet ushtarake amerikane në Australi.

Aty vazhdohet: “Kinezët janë të dëshpëruar për të shmangur një luftë. Ekonomikisht, do t’i kthejë ata prapa, pasi ata do të merreshin me një fluks të refugjatëve dhe kërcënimin real të një lufte shkatërruese”. /Telegrafi/