Site icon Telegrafi

E freskët dhe natyrale, Blerina Kllokoqi Rugova shkëlqen pranë bashkëshortit (Foto)

Stilistja e njohur Blerina Kllokoqi – Rugova është shquar gjithmonë për elegancën dhe hijeshinë e saj.

Ajo është shumë e pëlqyer për kreacionet e saj, për të cilat punon me përkushtim të madh që të sjell gjithnjë veshje të bukura.

Për publikun ajo ndryshe njihet edhe si nusja e shtëpisë së presidentit historik Ibrahim Rugova, ngase tash e 10 vite gëzon martesë me djalin e tij, Mendim Rugovën.

Lexo po ashtu Blerina Kllokoqi dhe Mendim Rugova, 10 vite lumturi (Foto)

Blerina është mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në rrjetin social “Facebook”, ku shfaqet e pa grimuar, krejtësisht natyrale pranë bashkëshortit të saj Mendimit.

Ata duken shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit, gjersa bie në sy freskia e Blerinës, e cila duket bukur edhe kur nuk përdor fare makijazh. /Telegrafi/

Çifti Blerina dhe Mendim Rugova
Exit mobile version