Telegrafi

“Më e fortë”, kënga e Soni Malajt për Eurovision

Këngëtarja Soni Malaj, ka publikuar projektin e saj të ri.

Një prej zërave më të bukur shqiptarë është rikthyer në garën më të madhe muzikore shqiptare, ku fituesi shkon në Eurovision.

“Më e fortë” titullohet projekti që duket se është i stilit të këngëtares.

Vet Soni ka treguar se kënga ju dedikuar grave dhe se si ato duhet të qëndrojnë fort pranë njëra-tjetrës.

Kënga është publikuar në YouTube dhe me këtë rast konfirmohet prezenca e Sonit në këtë festival.

Këngëtarja asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për të marrë pjesë në festivalin e Eurosongut. /Telegrafi/