Telegrafi

A e forcon “rreziku” libidonë?

Young woman lying on bed with hand in hair

I njëjti partner në seks mund të trajtohet si “shënjestër e njëjtë, distancë e njëjtë”. Prandaj duhet të lëvizni kufirin për të përjetuar “kënaqësinë kulmore në krevat.

Njëra ndër mënyrat që të arrini këtë kënaqësi është që të keni seks, i cili ngre adrenalinën edhe për një shkallë më lart.

Kjo më së lehti do të arrihet duke e bërë seksin më të guximshëm, transmeton Telegrafi.

Adrenalinën të cilën në situata të tilla e tajit më shumë trupi juaj çon në pozicion tjetër, muskujt janë të tendosur, gjaku “vrapon” nëpër venat tuaja.

Ekspertja e seksit, Ema Gautier, e cila punon për kompaninë “Lelo”, thotë që në seks si edhe në jetë më e ëmbël pikërisht është pema e ndaluar.

Sapo të bëni diçka që është e ndaluar, do t’ju duket më interesante. Nuk jeni të detyruar që vetes vërtet t’i shkaktoni ndonjë situatë të pakëndshme, imagjinoni që po bëni dashuri dhe që ajo me vete shkakton rrezik.

“Fusni pak rreziqe të fshehta në rutinën tuaj të përditshme”, u rekomandon Gautier çifteve të cilat dëshirojnë të përjetojnë afshin e dashurisë.

Njerëzit më së shpeshti më parë mendojnë për seksin në vend publik, mirëpo meqenëse është i ndaluar, ju imagjinoni që jeni në ndonjë vend të papërshkrueshëm eksitues. Dhe kjo për fillim do të jetë e mjaftueshme. /Telegrafi/