Site icon Telegrafi

E fitoi titullin e Ligës Premier me Leicesterin, por tani ish-mbrojtësi planifikon debutimin në MMA

Ish-anëtari i Leicester Cityt, Marcin Wasilewski është pensionuar nga futbolli në moshën 40-vjeçare dhe po mendon për një aventurë të re.

Pasi triumfoi në ligën angleze, polaku nuk e kishte fshehur dëshirën e tij që një ditë të debutonte në MMA.

Wasilewski kishte luajtur për Leicesterin nga vitit 2013 deri më 2017, derisa e ndihmoi skuadrën të fitonte Ligën Premier në vitin 2016.

Polaku ishte më shumë i njohur për ndëryhjren e frikshme ku theu këmbën në duelin me lojtarin aktual të Borussia Dortmundit, Axel Witsel.

Ai asnjëherë nuk ka qenë një mbrojtës me teknik të dalluar, mirëpo kishte arritur të fitonte shumë fansa, derisa u pensionua në moshën 40-vjeçare te Wisla Krakow.

Sipas asaj që raporton The Sun, promovuesi Mateusz Borek ka thënë se Wasilewski mund të futet në oktogon për të debutuar në UFC.

“E di se karriera sportive e Marcin nuk ka përfunduar ende. Mendoj se njëri nga organizatorët e MMA-së do të bind atë që të futet kafaz. E di se kjo gjithmonë ka qenë ëndrra e Marcin”, ka thënë Borek.

Wasilewski madje ishte fotografuar me titullin e UFC-së sa ishte te Leicesteri dhe me shumë gjasë do e shikojmë atë duke debutuar në sportin e arteve parciale të përziera. /Telegrafi/

Exit mobile version