Site icon Telegrafi

E filmuan adoleshenten duke e abuzuar seksualisht dhe i publikuan pamjet në internet, policia arrestoi gjashtë persona (Video, +18)

Gjashtë djem të rinj janë arrestuar lidhu me abuzimin seksual të një adoleshente në pjesën verilindore të Indisë.

Ky incident i tmerrshëm është filmuar nga dëshmitarët e rastit, ku shihen tetë djem të rinj dhe një burrë duke sulmuar një vajzë në Jehanabad në Bihar, transmeton Telegrafi.

Sulmuesit dëgjohen duke qeshur derisa ia shqyejnë rroba vajzës dhe e prekin në pjesë intime. Sikur kjo të mos mjaftonte, ata e hedhin tek njëri-tjetri vajzën e gjorë e cila bërtiste dhe mundohej t’ju ikë.

Videoja shokuese është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, veprim ky që nxiti policinë të filloj hetimet.

Mediat lokale raportojnë se tre të arrestuar janë të moshës 18-vjeçare, një 16 vjeç dhe një 14.

“Pasi videoja u bë virale, policia veproi dhe arrestoi disa prej tyre”, ka njoftuar zyrtari policor Nayear Husnain Khan.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se janë në kërkim edhe të dy personave tjerë që janë në arrati. /Telegrafi/

Exit mobile version