Milani fitoi ndaj Lazios me rezultat 1-0 në San Siro, ishte një ndeshje me shumë tensione dhe prapaskena pasi ishte shumë e rëndësishme për zonën që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Një nga paraskenat më interesante është edhe ajo mes Francesco Acerbit dhe Tiemoue Bakayoko.
Mbrojtësi i Lazios pas ndeshjes ndaj Sassuolos kishte thënë: “Do të shkojmë në Milano për të fituar, jemi të fortë”, këto fjalë i kishte shpërndarë një tifoz në Twitter dhe mesfushori kuqezi i kishte komentuar atij duke iu referuar Acerbit: “Shihemi të shtunën”.
Ok ACERBI see you Saturday ☺️
— T.Bakayoko14 (@TimoeB08) April 9, 2019
Dhe normalisht që e gjitha kjo u bë temë diskutimi mes tifozëve dhe në media, e sa për t’i qetësuar gjërat pas ndeshjes ish-mbrojtësi i Milanit e shkëmbej fanellën me Bakayokon.
Por, ajo që francezi bëri më pas nuk i ka pëlqyer aspak italianit. I huazuari nga Chelsea ka marrë fanellën e kundërshtarit të tij dhe ka ironizuar me pas para tifozëve ultras Curva Sud, duke dashur të thotë se në fund ai kishte të drejt dhe jo Acerbi.
Kjo nuk i ka pëlqyer aspak këtij të fundit, i cili pas ndeshjes ka shkruar në Twitter: “Më vjen keq sepse e kam shkëmbyer fanellën për t’i dhënë fund çështjes, nxitja e urrejtjes nuk është sport, por është një shenjë dobësie”. /Telegrafi/
Sono dispiaciuto perché ho scambiato la maglia per mettere fine alla questione, fomentare odio non è sport ma un segno di debolezza.#Acerbi #Ace #CMonEagles pic.twitter.com/hgZwt12py6
— Francesco Acerbi (@Acerbi_Fra) April 13, 2019