Telegrafi

E fiksuara pas kuponave nuk paguan kurrë në supermarket (Foto)

Shumë blerësve do i duhej të përdornin kursimet e tyre për të mbuluar shpenzimet e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Por Cal Holder nga Birmingham Angli ka gjetur një mënyrë të pabesueshme për të shijuar sezonin festiv tërësisht falas.

40 vjeçarja përdor kupone, promocione dhe oferta për të kursyer para, duke filluar nga produktet e kozmetikës deri te gjeli i detit.

Ajo madje la punën e saj për tu fokusuar në pasionin e saj të ri, dhe ka arritur të grumbullojë të mira materiale me një vlerë prej 5 mijë funte.

E fiksuara pas kuponave është aq e suksesshme sa që mund të fitojë deri në 15 mijë funte me pazarin javor, transmeton oranews.

“Lash punën time si menaxhere rreth një vit më parë dhe kam arritur të jetoj vetëm prej kuponave,” tha Holder për Daily Mail.