Haxhi Krasniqi është shpallur kampion i Evropës (EBU) në boks në kategorinë super të mesme.
Boksieri shqiptar pati një paraqitje fantastike ndaj rusit Stanyslav Kashtanov, të cilin e mposhti pas vendimit të gjyqtarëve në WeeArena.
Pas triumfit të Krasniqit, në ring është ngjitur edhe e fejuara e tij Heidi Lushtaku duke e uruar dhe përgëzuar.
Në një moment drejtuesi i këtij meçi, e pyeti atë se sa ka qenë e vështirë që të kujdeset për Krasniqin pasi ai nuk ka guxuar të shtojë peshë.
Sipas të fejuarës së Krasniqit, ka qenë një sfidë e madhe por tani pas meçit do t’i gatuajë fli.
“Ka qenë një sfidë e madhe e përbashkët dhe jam krenare me të”.
“Pas meçit me siguri se do të kërkojë t’i gatuajë fli që është ushqim tradicional i shqiptarëve”.
“Gjithashtu Haxhiu kërkon të hajë edhe dezerto dhe çokollata dhe sigurisht se do të shtojë peshë”, tha Heidi Lushtaku. /Telegrafi/