Ajo është nëna e fëmijës së reperit të ndjerë, DMX.
Dhe gjatë ditës së djeshme (e hënë), e fejuara e DMX, Desiree Lindstrom ka bërë një tatuazh për ta kujtuar, shkruan Daily Mail.
Lindstrom ka shkruar ‘Dog Love’ në krahun e saj, kurse nën të vërehej shkronja ‘X’ me përmasë më të madhe.
Sipas raportimeve të TMZ, ky tatuazh nënkupton për Desiree një dashuri të pakusht që dyshja kishin pasur.
Ajo së bashku me të ndjerin janë fejuar në vitin 2019, kurse vajza e tyre erdhi në jetë në gusht të vitit 2016.
Kujtojmë se DMX ndërroi jetë për shkak të abuzimit që bëri me substanca narkotike. /Telegrafi/