Hatice Cengiz është e fejuara e gazetarit Jamal Khashoggi, që u shpreh e tronditur se trupi tij është tretur me acid.
“Nuk kam shprehje të tregoj, se sa e pikëlluar jam që ta kanë tretur trupin Jamal” ka shkruar Cengiz në një postim në Twitter, transmeton Telegrafi.
“Të vranë dhe ta copëtuan trupin, duke na mohuar lutjet në funeralin tënd, që do zhvillohej në Medinë, ashtu siç e le amanet” ka shkruar ajo më tutje.
Në postim është përfshirë edhe një fotografi pa ngjyra e 59-vjeçarit, që duke i buzëqeshur derisa ndodhej në njç kafene pranë detit. “Këta vrasës dhe ata prapa tyre, a mund të jenë njerëz. O Zot” përfundon shënimi saj.
Khashoggi, kolumnisti i Washington Post ishte kritik i madh i qeverisë së Arabisë Saudite dhe liderit të saj, princit të kurorës Mohammad bin Salman, është zhdukur nga ambasada saudite në Stamboll të Turqisë më dy tetor.
Pas më se një muaji të reagimeve të krerëve më të mëdha botërorë, që kërkojnë zbardhjen e rastit, ende nuk ka asnjë përgjigje për fatin e jetës së tij. /Telegrafi/