Site icon Telegrafi

E fejuara DMX me tjetër dedikim emocional për reperin e ndjerë

(Foto: Instagram/desi123love)

E fejuara e reperit dhe aktorit DMX i ka bërë një tjetër dedikim partnerit të saj të ndjerë, një javë pas vdekjes tragjike të tij.

Desiree Lindstrom, e cila është njëherësh nëna e fëmijës së tij të 15-të, ka publikuar një fotografi të vjetër romantike të çiftit, të cilën e ka shoqëruar me një përshkrim emocional.

“Natën e parë kur u takuam dhe më mbajte pranë. E dija se nuk do të lëshoja. Isha humbur në ty dhe asgjë tjetër nuk kishte rëndësi”.

“Miku im më i mirë, zemra ime, dashuria ime… sinqerisht gjithçkaja ime. Të falënderoj për ne. Të falënderoj për ‘Exodus’. Faleminderit Zot për Earl Simmons… Gjithmonë X”, ka shkruar Desiree në Instagram.

Lexo po ashtu E fejuara e të ndjerit DMX, bën tatuazh për ta kujtuar reperin

Ikona e muzikës hip-hop ndërroi jetë më 9 prill (në moshën 50 vjeçare) nga sulmi në zemër që besohet të jetë qenë pasojë e mbidozës me drogë. /Telegrafi/

Exit mobile version