Telegrafi

E fejuara dhe vajza i janë zhdukur, amerikani me lot në sy kërkon ndihmë – prej pesë ditësh nuk ka kurrfarë lajmi për ato

Një baba dhe i fejuar nga Austin i Teksasit, ka shpërthyer në lot para kamerave derisa po fliste për të fejuarën dhe vajzën që janë zhdukur tri ditë më parë.

Heidi Broussard, 33-vjeçe dhe vajza e saj Margott dyjavëshe për herë të fundit janë parë të enjten në orët e para të mëngjesit, kur e ëma e dërgoi të birin në shkollë, transmeton Telegrafi.

Kjo nënë dhe foshnja e saj janë parë në shkollë rreth orës 7:30, kurse policia ka publikuar fotografinë e gruas së veshur me bluzë ngjyrë rozë pak momente para se të largohej nga shkolla.

“Besohet se Heidi dhe Margot janë kthyer në shtëpi, por prej asaj kohe askush nuk i ka parë ato”, thuhet në lajmërimin e policisë amerikane.

Ndërkaq Shane Kerry , i fejuari i saj dhe babai i foshnjës, ka deklaruar se rrobat dhe vetura e saj kanë mbetur në shtëpi.

“Nuk po mund ta besojë që dikush ka mundur t’i lëndojë dy persona të mrekullueshëm. Kam shkuar të punojë rreth orës 8 dhe ajo ishte hera e fundit që i kam parë”, ka deklaruar Shane.

“Ajo është një person i mrekullueshëm. Ka përkrahje të madhe dhe shumë miq. Është një nga personat më të mirë që njoh, është e sjellshme dhe e gatshme të bëjë gjithçka për fëmijët e vetë. Është një nga nënat më të mira”, ka shtuar ai.

Kur u kthye në shtëpi rreth orës 14, atje kishte hasur te familjarët, të cilët  i treguan se askush nuk kishte shkuar në shkollë për ta marrë të birin pas mësimit.

Shane në një deklaratë për media ka lutur Heidin të rikthehet në shtëpi.

“Të dua. Vetëm kthehu në shtëpi, më mungon”, ka shtuar ai.

Në anën tjetër policia lut të gjithë që kanë çfarëdo informacioni që do të ndihmonte në gjetjen e dyshes, të lajmërohen në stacionin më të afërt të policisë. /Telegrafi/