Telegrafi

E etiketuar si “avokatja seksi”, Arnida Çapi: Nuk është mallkim që jam seksi (Video)

Një nga temat e prekura në edicioni e fundit të emisionit Thumb të gazetareve Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu, është edhe ajo e revoltës së juristes së njohur Arnida Çapi, e cila nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka shënjestruar mediat, të cilat e etiketojnë me fjalën”seksi”, kur ajo është më shumë se kaq.

Për të mësuar më shumë, është marrë në intervistë Arnida, e cila e pyetur se përse kjo revoltë, është shprehur se është cenuar si individ, si femër dhe si profesioniste.

Lexo po ashtu Reagimi i avokates shqiptare: Unë, “avokatja seksi” – trajtojeni individin si subjekt, jo si objekt! (Foto)

“Nuk është mallkim që jam seksi. Problemi qëndron te media e prapambetur”, ka tyhënë ajo.

Avokatja ka insistuar sërish se është prapambetja e gazetarisë, si pjesë e shoqërisë ajo që i bën njerëzit ta shohin gruan si objekt, e jo si subjekt, fajtore për të cilën gratë janë po aq sa edhe burrat. /Telegrafi/