Telegrafi

E ëma vret të birin vetëm pse kishte zbuluar lidhjen e saj me vjehrrin, siciliania i vërsulet gjyshit të djalit kur e kupton se është dënuar me 30 vite burgim (Video)

Veronica Panarello nga Italia në nëntor të vitit 2014, kishte ngufatur me kabllo  djalin e saj Loris, 8-vjeç, ndërsa gjykata në Sicili ka konfirmuar dënimin prej 30 viteve burgim për shkak të vrasjes që kishte shokuar Italinë.

Kur në sallën e gjyqit i është konfirmuar dënimi me burgim, ajo humbi kontrollin dhe filloi t’i vërsulet vjehrrit, Andrea Stivala, transmeton Telegrafi.

“Ti je fajtor! Do të vras me duart e mia!”, dëgjohet duke bërtitur brenda sallës së gjyqit, derisa policia mezi arriti ta nxjerr jashtë.

Veronica kishte rrahur brutalisht të birin, të cilin më pas e kishte ngufatur me kabllo brenda shtëpisë së tyre në Santa Kroche Kamerina në Sicili.

E gjitha ka ndodhur vetëm pse djaloshi rastësisht kishte zbuluar se ajo ishte në lidhje me gjyshin e tij, ndërsa trupin e tij të pajetë e kishte hedhur në lumë të cilin e kishin gjetur peshkatarët.

Ajo fillimisht kishte gënjyer policinë, kinse djali kishte shkuar në shkollë dhe nuk ishte kthyer më. Por, derisa e kishin marrë në pyetje, ajo e kishte ndryshuar dëshminë duke thënë: “djaloshi po luante me kabllo dhe befasisht ka humbur jetën”.

Megjithatë, në fund e pranoi se djaloshi e kishte zënë atë dhe gjyshin e tij, vjehrrin e Veronicës, Andrea me të cilin kishte qenë në shtrat. /Telegrafi/