Site icon Telegrafi

E ëma pastron në rrugë gjakun e të birit të vrarë në Londër (Foto/Video)

Rhyhiem Ainsworht Barton është viktima e parë e një sulmi brutal, që ndodhi mes dy grupeve rivale në rrugët e Londrës.

I riu Barton ishte anëtar i grupit të maskuar Moscoë17 nga Kenningtoni ,që ishte përfshirë në një rrahje me grupin rival nga Peckham, transmeton Telegrafi.

17-vjeçari i cili u qëlluar për vdekje gjatë të shtunës në rrugës e Londrës, gjatë vitit të kaluar ishte shfaqur në një video të një reperi që ishte shikuar në YouTube nga më shumë se 170 mijë persona.

Ndërkaq, dje nëna e tij Pretana Morgan, është parë duke u munduar të pastroj gjakun e të birit ku ishte qëlluar në gjoks. I biri i saj ishte një nga pesë të vrarët në Londër, ndërsa ajo u ka bërë thirrje grupeve rivale që t’i japin fund dhunës. /Telegrafi/

Exit mobile version