Braziliania Rosemere Fernandes de Andrade dhe partneri i saj Joao janë me prejardhje afro-amerikane. Megjithatë, tre nga fëmijët e tyre qartazi kanë ngjyrë tjetër të lëkurës, shkruan Daily Mail.
Profesori i gjenetikës Valdir Balbino, nga Universiteti Federal Pernambuco, thekson se ky rast është shumë i rrallë, posaçërisht nëse merret parasysh që dy fëmijët tjerë të cilët ky çift ka janë me ngjyrë të zezë.
Familja jeton në Olinda në veriperëndim të Brazilit, derisa fëmijët e tyre albinë çdo ditë përqeshën nga kolegët e tyre të shkollës për shkak të ngjyrës.