Një nënë i ka rruar kokën të bijës së vet, si shenjë ndëshkimi pasi që kishte përqeshur një vajzë tullace që vuan nga kanceri.
Një video e publikuar së fundmi në internet, shihet vajza duke qëndruar e ulur në dysheme duke bërtitur derisa nëna e saj i rruan kokën, transmeton Telegrafi.
Nëna e vajzës shihet dukej e qetë derisa mbante në dorë makinën për prerjen e flokëve.
Kjo video brenda pak orëve ka bërë xhiron e botës, derisa mësohet se arsyeja ishte se vajza kishte përqeshur një bashkëmoshatare të saj, e cila kishte mbetur tullace nga kimioterapia. /Telegrafi/