Site icon Telegrafi

E ëma i hëngri akulloren, 4-vjeçari nga Wisconsin i telefonon policisë

Ka disa gjëra në jetë që thjesht nuk i bëni – si të vidhni akulloren e dikujt.

Kështu, kur nëna e një djali 4-vjeçar në Wisconsin bëri pikërisht këtë, ai mori përsipër t’i jepte asaj një mësim: duke i telefonuar policisë.

Policia u dërgua në Mount Pleasant, Wisconsin, të martën e kaluar, pasi një djalë i vogël thirri për të thënë se nëna e tij duhej të mbyllej.

“Mamaja ime është e keqe,” i tha 4-vjeçari dispeçerit të policisë, sipas një regjistrimi të marrë nga CNN.

“Mirë, çfarë po ndodh?” pyeti dispeçeri. “Eja dhe merr mamin tim”, u përgjigj djali, transmeotn Telegrafi.

Më pas, fajtori ndërhyri, duke marrë telefonin – për shkak të kundërshtimeve të forta të djalit të saj – dhe i tha dispeçerit: “Oh, ky i vogli e mori telefonin dhe ai është katër vjeç”.

Disa sekonda më vonë ajo rrëfeu: “Unë hëngra akulloren e tij, kështu që ndoshta kjo është arsyeja pse ai po telefonon policinë”.

Djali i saj mund të dëgjohet duke vazhduar të argumentojë çështjen e tij në sfond. Ai nuk ishte i kënaqur.

Policët shkuan në shtëpinë e familjes për të siguruar që vjedhja e supozuar e akullores, nuk ishte një mbulesë për një situatë më të rëndë.

Kur mbërritën, djali konfirmoi se nëna e tij hëngri akulloren e tij dhe përsëri kërkoi që ajo të shkonte në burg për të.

Policia thotë se i vogli përfundimisht pranoi të mos ngrinte akuza, duke u thënë atyre se nuk donte që mamaja e tij të qëndronte pas hekurave dhe se donte vetëm pak akullore. /Telegrafi/

 

Exit mobile version