Site icon Telegrafi

E ëma habitet duke shikuar futbollin, foshnja humb baraspeshimin dhe rrokulliset kodrës (Video)

Se futbolli është sporti më i preferuar në botë e dëshmon videoja e publikuar më poshtë, ku shfaqet çifti bashkëshortor në një zonë të gjelbëruar, ku derisa shikonin ndeshjen e Anglisë harrojnë që me vete kishin foshnjën që u rrokullis.

Mjaftoi një moment shpërqendrimi i nënës, që foshnja të rrokulliset kodrës, kurse për këtë “fajtor” ishte adrenalina e lojës që i dhuronte nënës së saj, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë foshnja nuk ka pësuar ndonjë lëndim, ndërsa e ëma e saj është kritikuar për mos kujdes dhe neglizhencë, pasi fëmija vjen para futbollit.

Por është interesant se si personat tjerë që ishin afër foshnjës, nuk e kanë vërejtur kur e ka humbur baraspeshimin dhe filloi të rrokulliset. /Telegrafi/

Exit mobile version