E ëma e të vrarit Pino, i cili me muaj ishte i zhdukur dhe që MPB dje vërtetoi se është vrarë falënderoi të gjithë ata që kanë dhënë përkrahje në këto momente të vështira. Ajo në rrjetin social në “Facebool” thotë se lufta e saj për drejtësi do të vazhdojë.
“Ju falenderoj të gjithëve për përkrahjen. Është e vështirë më besoni, shumë vështirë. Lufta ime vazhdon, tani kërkoj drejtësi për fëmijën time”, shkruan e ëma e të vrarit Pino duke kërkuar dërgim maksimal.
Ajo shkroi djalin e saj e kanë vrarë dhe kanë fshehur trupin që më pastaj ta copëtojnë kafshët.
Kjo grua disa muaj kishte betejë me institucionet që ta gjejë djalin e saj, që u zhduk në dhjetor të vitit të kaluar. Pino u gjet në Ljuboten me lëndime në kokë ndërsa vrasësi është në arrati./Telegrafi/